TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë mjaftuar ditët festive të Pashkëve, që ajo të rikthehej në vendin e saj të origjinës, në Korçën e bukur të serenatave. Jo pak herë, në daljet e saj publike ka folur për rrënjët e të parëve, për vendin ku ka lindur, por asnjëherë nuk na kishte prezantuar me prindërit e saj. Siç duket, Viola Spiro mund të ketë shkuar në shtëpinë e fëmijërisë, ku plot kujtime mbrujten aty në memorie për të qendruar gjatë, dhe për të na kujtuar të kaluarën, vitet e para të jetës, njerëzit më të dashur, etj
Ndonjëherë, mjafton vetëm shfletimi i albumit të vjetër familjar, për të kuptuar rëndësinë e kujtimeve. Përveçse një nga prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar, ajo na dëshmon pa hezitim se qenka bijë e dy prindërve vërtet simpatik. Dhe me shumë krenari, Viola ka postuar në instastory tri foto të shkëputuara nga celuloidi i kujtimeve të fëmijërisë. "Kur im atë ishte i ri", shkruan në përshkrimin për foton e të atit, e ndërsa atë e pason me një tjetër foto të mamasë së saj.
Por, qershia mbi tortë, është portreti familjar, ku ajo ende një foshnjë shumë simpatike, shfaqet bashkë me prindërit në një foto vërtet shumë të bukur. Një fëmijë i qeshur, e veshur bukur, me kapele, dhe e pozicionuar në ato karrocat për bebe që asokohe ishin tipikisht të ngjashme për gjithë fëmijët e atij brezi, Viola na prezanton me veten e saj foshnjë, dhe dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën e moderatores së njohur.
Sa bukur të tre!