TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht burrë e grua. Ylli portugez i futbollit dhe modelja spanjollo-argjentinase kanë kurorëzuar lidhjen e tyre pas gati një dekade së bashku, duke hedhur kështu hapin e radhës në historinë e tyre të dashurisë.
Ronaldo dhe Georgina u njohën në fillim të vitit 2017, kur ajo punonte si asistente shitjesh në një dyqan Gucci. Romanca mes tyre nisi menjëherë pas njohjes dhe lidhja u bë publike po atë vit.
Georgina ka rrëfyer më vonë se fillimi i marrëdhënies së tyre ishte i veçantë. Ajo ka kujtuar edhe momentet kur Ronaldo e priste pas punës, madje në një rast me një Bugatti, duke tërhequr vëmendjen e kolegëve të saj.
Çifti bëri paraqitjen e parë publike së bashku në ceremoninë e çmimeve The Best FIFA Football Awards, në Zyrih, në janar të vitit 2017.
Ronaldo është baba i pesë fëmijëve. Në qershor të vitit 2017, ai u bë baba i binjakëve Eva Maria dhe Mateo, të lindur përmes një nëne surrogate. Ai është gjithashtu babai i Cristiano Jr., 16 vjeç.
Në nëntor të po atij viti, Ronaldo dhe Georgina u bënë prindër të vajzës së tyre të parë së bashku, Alana Martina.
Në vitin 2022, çifti mirëpriti në jetë vajzën Bella Esmeralda, por në të njëjtën kohë përjetoi edhe një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tyre. Djali i tyre, Ángel, humbi jetën gjatë lindjes.
“Është dhimbja më e madhe që mund të përjetojnë prindërit”, deklaruan Ronaldo dhe Georgina në atë kohë.
Katër vite pas kësaj humbjeje tragjike, Georgina njoftoi fejesën me Ronaldon, duke publikuar edhe unazën e saj të madhe me diamant.
Pas gati 10 vitesh lidhje, dashurie, gëzimesh dhe momentesh të vështira, çifti tashmë ka hedhur hapin e radhës. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht të martuar.
