AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 11:23

FOTO-VIDEO /Alarmi i kryebashkiakut, zbarkon ushtria në Fier dhe Vlorë

Rreth ores 11:00 rreth 150 efektive te batalionit te kembesorise ne FA mberrijne ne Fier.

Me heret 100 efektive te FA u nisen me urgjence drejt Fierit. Ne gatishmeri edhe 100 efektive te tjere gati per te nderhyre.

100 forca Te ushtrise mberijne ne edhe Novosele te Vlores

Oras 10:00 -Situata problematike në Vlorë ka nisur qysh prej orës 1 pas mesnate.

Rrugët kryesore të qytetit kanë qenë nënë ujë.

Problematikë më të madhe kanë shfaqur të gjitha rrugët që lidhin bulevardin kryesor me Rrugën Transballkanike të cilat kanë qenë nën ujë gjatë gjithë natës. Situata vijon e tillë edhe sot për shkak edhe të reshjeve të dendura të shiut që vazhdojnë.

Probleme me erozionin janë rishfaqur aty ku në vitin 2015 është shënuar një viktimë nga përmbytjet. Kodra në zonën e cila të çon nga Vlora drejt Orikumit ka shfaqur problematika për shkak të erozionit. Janë angazhuar forca të shërbimeve publike por edhe ushtria të cilat kanë hapur njërin sens të rrugës. Aktualisht aksi është i qarkullueshëm nën masa të rrepta sigurie.

Problematika shfaqen dhe në aksin që lidh Vlorën me Llogaranë për erozionin në zonën e cila është shkrumbuar nga flakët gjatë sezonit të kaluar turistik.

E njëjta panoramë shfaqet dhe në Novoselë. Nga të dhënat e fundit nga Shabi i Emergjenave pritet të kemi përmbytje të pashënuara më parë. Densiteti i reshjeve të rëna gjatë gjithë natës në Tepelenë, Memaliaj, Gjirokastër por dhe veriun e Greqisë do të shkaktojnë përmbytje pavarësisht masave.

Novosela është në prag të përmbytjeve masive, niveli i Vjosës ka kaluar 6 metër. Pika më kritike e tij është 6.3 metër aty ku pritet dhe vërshimi masiv.

FA1

FA

https://www.facebook.com/a.subashi26/videos/812247305621377/