AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 11:11

Shëndetësia aktivizon planet e emergjencës: Spitalet dhe Urgjenca në gatishmëri

Shëndetësia aktivizon planet e emergjencës: Spitalet dhe Urgjenca

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka urdhëruar aktivizimin e planit të gadishmërisë shëndetësore si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin.

Të gjitha strukturat shëndetësore kanë aktivizuar planet e emergjencës, duke siguruar shtim të kapaciteteve në rast nevojë për të përballuar një rritje të sëmundshmërisë apo ngjarjeve të tjera që kanë lidhje me situatën e krijuar; sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore për çdo fluks potencial emergjence; sigurimin e energjisë, ujit dhe ngrohjes së spitaleve.

Njësia e helikopterëve është në gadishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka urdhëruar gjithashtu strukturat e shëndetit publik të marrin masa për ofrimin e shërbimit shëndetësor për popullatën që evakuohet/zhvendoset si pasojë e situatës së krijuar.

 

Thirrje të fortë ka bërë edhe ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka.

TPZ.AL