AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 08:49

Premçi jep alarmin: Banorët që u përmbytën në 2015 në Vlorë e Fier të braktisin banesat

Premçi jep alarmin: Banorët që u përmbytën në

Kreu i emergjencave civile duke folur për NEWES 24 paralajmëroi qytetarët për të pasur kujdes në orët në vijim, pasi situata e motit pritet të përkeqësohet. Teksa foli për situatën me të ciklën vendi u përballë gjatë natës, Premçi konfirmoi se dita e sotme do të jetë e rrezikshme për zonën juglindore dhe jugperëndimore të vendit.

“Banorët që janë përmbytur në 2015 të largohen nga banesat. Deri në orën 16:00 këto rajone duhet të braktisin banesat. Strukturat operacionale do të zbatojnë vendimin me forcë për ata që nuk pranojnë.  Parashikohet niveli i përmbytjeve në këto zona të kap atë të vitit 2015.”, tha Premçi.

“Në të gjithë territorin ka pasur reshje. Problematike rajoni i Tiranës, Fushë Krujë- Rinas, Fushë Krujë -Milot. Ka pasur dalje të lumenjve në aksin rrugor Gjirokastër –Kakavijë.

Punonjësit e bizneseve në të dy akset e rrugës Tiranë-Vorë, kanë pasur probleme dhe situata në fakt ka qenë problematike.

Në orët e vona është ndërprerë qarkullimi në akset problematike. Po punohet nga kompania për sistemimin e këtij segmenti”, tha Premçi.