AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 23:24

Policia: Ja akset e bllokuara të rrugëve në vend

Policia: Ja akset e  bllokuara të rrugëve në vend

Lidhje rrugore e Durrësit me Tiranën është bërë e vështirë për shkak të përmbytjeve. Përveç autostradës Tiranë – Durrës, është përmbytur edhe “Rruga e Ndroqit”. "Rruga e Ndroqit per ne Durres tani eshte drejt bllokimit per shkak te ujit qe po bllokon rrugen ne disa pika", njofton Policia.

Policia e Shtetit ka dhënë informacione lidhur me situatën e akseve rrugore deri në këto momente:

Si pasoje e intensitetit te larte rreshjeve te shiut,  aksi rrugor Kardhiq-Gjirokaster kalohet me veshtiresi pasi ka dale uji ne rruge tek pika e Viroit.

Aksi Fushe Kruje-Laç kalohet me veshtiresi pasi perballe lokal Arberia ne Fushe-Kruje ka dale lumi ne rruge.

Rruga e Ndroqit per ne Durres tani eshte drejt bllokimit per shkak te ujit qe po bllokon rrugen ne disa pika.

Te dyja krahet e autostrades Tirane- Durres jane te pa kalueshme.

Nga Durresi per te ardhur ne Tirane drejtuesit e mjeteve te qarkullojne ne aksin Durres-Vore-Rinas-Laknas-Kames.

Akset e tjera per momentin jane te kalueshme pa probleme.

Policia e Shtetit ka kaluar ne gadishmeri te perforcuar.

Te gjitha Repartet e FNSH, Tirane, Shkoder e Fier jane angazhuar ne mbeshtetje te Policive lokake per t'ju ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje.

Policia Rrugore eshte 100% ne rruge ne te gjitha akset rrugore.

Policia e Rendit ka shtuar patrullat te cilat jane ne gadishmeri per te nderhyre ne rast nevoje.

Policia e Shtetit po bashkepunon ngushtesisht me Emergjencat Civile, Ushtrine, Zjarrfikesit dhe ARRSH per te menaxhuar situaten.