AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 08:43

Kjo është situata e fundit e përmbytjeve, 350 banorë të evakuar

Kjo është situata e fundit e përmbytjeve, 350 banorë të

Situate paniku,banesë nën ujë dhe ndërhyrje gjatë gjithë kohës për shpëtimin e të prekurve nga përmbutjetet. Kjo ka qenë situata gjatë gjithë natës që lamë pas në zona të ndyshme të vendit.

Zyra e Emergjencave Civile, ka bërë me dije se  autostrada Tiranë-Durrës është e kalueshme me vështirësi ndërsa krahu Durrës-Tiranë është i pakalueshëm si pasojë e përmbytjeve.

Mesohet se në total, gjatë mbrëmjes janë angazhuar rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura dhe kanë evakuuar rreth 315 persona. Situate problematike paraqitet edhe ne rrethe.

Korçë ka pasur rreshqitje gurësh në aksin Bilisht-Kapshticë, por rruga është e zhbllokuar.

Mesohet se në rrezik përmbytje është fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës, raporon “News 24”.

Prefekti i Korçës Dhori Spirollari ka thënë se strukturat janë në gatishmëri të plotë. Në Pogradec situata paraqitet normale.

Në Vlorë rruga nacionale Vlorë- Llogora është bllokuar, por pas ndërhyrjes së ushtrisë ajo mund të kalohet në një sens.

Shtabi i Emergjencave raporton se edhe Vjosa është në pikë kritike. Të dhënat paraprake flasin për rritjen e nivelit ne kuotat e 5.5m.

Në Gjirokastër liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati që nga mbrëmja e djeshme duke shkaktuar përmbytje në pjesën e poshtme të Gjirokastrës, ndërsa në rrugët e brendshme ka vështirësi në qarkullim. Rruga nacionale Gjirokastër-Kakavijë është e pakalueshme në njërin krah, raporton “Oranews”.

Emergjencat civile parashikojnë përkeqësim situate

Gjendja nga përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet vijon të jetë shumë e rënduar.

Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras ajo paraqitet më e vështirë.

Aktualisht po vijon puna për evakuimin e personave të rrezikuar.

Të gjitha strukturat e shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, punonjësit heroikë të OSHEE, ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Prefekturat, Bashkitë, Ministrat, Prefektët, etj., janë në krye të detyrës në aktivitet të plotë për përballimin e situatës së vështirë.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin kërkesat e bëra publike më parë në lidhje me sigurinë e tyre dhe bashkëpunimin me autoritetet. Ruajtja e jetës është prioriteti numër një i momentit.

I bëjmë thirrje publike edhe disa kryetarëve të bashkive, sidomos atyre që janë të prekura rëndë nga situata si Vora dhe Kamza, që të paraqiten urgjentisht në krye të detyrës dhe të marrin përsipër përgjegjësitë që u ngarkon ligji në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

I bëjmë thirrje edhe gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të bashkëpunojnë me shtabet e emergjencave për të ofruar mundësi akomodimi për personat e evakuuar.

Pasqyra e problemeve kryesore të evidentuara

Siguria e jetës  Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe 3 janë plagosur në Shkodër. Janë evakuuar 39 familje në rang vendi dhe në proces evakuimi 100 persona nga qendra tregtare “City Park” si dhe disa familje në Fushë Krujë.

Rrugët Kryesisht të lira. Janë bllokuar Autostrada Tiranë-Durrës, aksi Durrës-Kavajë, Gjirokastër-Lunxhëri dhe në disa rrugë dytësore. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Energjia elektrike    Janë pa energji 71.000 abonentë dhe nuk janë në funksionon 60 fidera.

Banesat  Janë përmbytur 18 banesa në rang vendi dhe po punohet për shmangien e dëmtimit të shumë të tjerave.

Aeroporti    Janë ndërprerë fluturimet ​

Në bazë të parashikimeve të motit, në orët dhe ditët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut, të cilat mund të kalojnë nivelet normale.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, që funksion pranë Kryeministrit të Shqipërisë, ka ndërmarrë të gjitha masat që të gjitha strukturat shtetërore të jenë në gjendje të lartë gatishmërie për të përballuar këtë situatë që pritet të rëndohet.