AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 00:42

Reshjet në Tiranë, dy avionë ndryshojnë aeroportin, nuk ulen dot në Rinas

Reshjet në Tiranë, dy avionë ndryshojnë aeroportin, nuk ulen

 

Mësohet se dy avionë të nisur drejt aeroportit të Rinasit, janë ulur në aeroporte të tjera, për shkak të reshjeve të dendura në Tiranë. Ulja në Rinas ka qenë e pamundur.

Avioni i linjës Pegasus Airlines, i planifikuar të ulet në Rinas në orën 21:20, ka ndërruar destinacion dhe është ulur në aeroportin e Shkupit.

Një avion i nisur nga Milano dhe i planifkikuar për t'u ulur në Rinas në orën 21:25, është detyruar të ulet në Bari.

/TPZ.AL/