AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 10:53

Video/"Desh jam mbytur mbrëmë o njeri, a beson apo jo?!".... Ministri Xhafaj i jep numrin të riut

Video/"Desh jam mbytur mbrëmë o njeri, a beson apo jo?!"....

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është gjetur sot mes një breshërie ankesash nga biznesmenët përreth autotradës Tiranë-Durrës, bizneset e të cilëve janë përmbytur natën e kaluar.

Në veçanti ka rënë në sy problemi i një të riu, që i drejtua ministrit: Ç'po bëhet? Vit për vit ndërroj mobiliet! Punoj për të ndërruar mobiliet!"

Kur i riu ka parë që Xhafaj po e anashkalonte si të tjerë, i riu është përlotur: "Desh jam mbytur mbrëmë, o njeri, a beson apo nuk beson?!"

Në këtë moment, Xhafaj i gjendur edhe para mediave, e ka dëgjuar me vëmendje të riun, e ka përqafuar dhe i ka dhënë numrin e tij të telefonit".

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2069534176666276/

TPZ.AL