AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 11:25

Si e përmbytën palmat e Edi Ramës, autostradën Tiranë - Durrës

 

Shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë bllokimin dhe mbylljen e autostradës Tiranë-Durrës, ngjarje kjo që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.  Por çfarë e ka rënduar situatën në këtë autostradë? Pas mbjelljes së palmave ekzotike, projekt shumë i dashur dhe i monitoruar personalisht nga kryeministri Edi Rama, kanalet kulluese në të dyja anët e autostradës janë ngushtuar, si pasojë funksionimi i kësaj autostrade në kushte të rënduara të motit, duket se është bërë i pamundur.

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi,  në nëntor të vitit 2015, kur pak reshje shiu krijuan një situatë të vështirë për qarkullimin e mjeteve në autostradë, fajësoi mbjelljen e palmave dhe bëri thirrje që inxhinierët që kishin lejuar mbjelljen e palmave dhe ngushtimin e kanaleve kulluese, të merreshin të pandehur. Ja çfarë thoshte Premçi në nëntor të vitit 2015:

"Niveli i kanalit në të dyja anët e autostradës është ngushtuar dhe është cektuar, nuk është studiuar mirë nivelii  prurjeve. Në një projekt shtetëror ku merren mijëra euro nuk duhet të pyetet drejtori i Emergjencave,  ai mund të pyetej më parë. Segmenti nga ura e Kasharit deri te kthesa e Kamzës është rikonstruktuar por nuk është ruajtur thellësia e kanaleve kulluese e cila duhet të ishte ruajtur patjetër. Ky kanal si mund të bëhet më i cekët? Duhet të ishte bërë më i thellë, të lidhej më Lanën. Është gabim inxhinierik. Për mua inxhinerët duhet të pyeten, të merren në pyetje nga prokuroria, madje duhet të hetohen sepse ne nuk kemi nevojë për rrugë të bukura por për rrugë funksionale"

Kreu i emergjencave civile, fajësonte me të drejtë inxhinierët të cilët kanë zbatuar këtë projekt, por ai nuk shkonte më tutje tek urdhëruesi i projketit, zoti Edi Rama, i cili në vrapimin e marrë për ta kthyer autostradën në një vend ekzotik pas frymëzimit nga udhëtimet në vende si Qatari, ka sjellë këtë situatë kaq dramatike, ku reshjet bllokojnë autostradën kryesore të vendit.

/TPZ.AL/