TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, është paraqitur për të votuar ditën e sotme, me një veshje përtej çdo pritshmërie, edhe për atë vetë. Rama ka veshur pantallona të shkurtra dhe çorape të gjata, me një xhaketë me shami të bardhë në krahun e majtë.
Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja, e cila kishte veshur një palë pantallona rilindase, ngjyrë mavi dhe një kapele. Më e gëzuar në këtë shfaqje, dukej zonja Linda, e cila herë pas here u buzëqeshte qytetarëve votues, por edhe gazetarëve. Ndërsa, kryeministri u shfaq në disa raste edhe i bezdisur, veçanërisht në komunikimin me mediat, kur u pyet se si ishte votimi në komunizëm.
Deri në këto momente, pjesëmarrja në votimet njëpartiake ka qenë mjaft e ulët dhe pa incidente.
Në fund të votimeve, Edi Rama, do të sigurojë pushtet absolut.
Veshja e zgjedhur prej tij ditën e sotme, bëhet pikërisht për të tërhqur vëmendjen, në mënyrë që qytetarët të flasin për spektaklin e familjes kryeministrore dhe jo për faktin se në Shqipëri po konsolidohet një regjim.
/TPZ.al/
VIDEO: