LIFESTYLE, 9 Gusht 2019, 12:36

FOTO/ Ricky Martin dhe partneri prezantojnë për herë të parë të bijën, ‘çmendet’ rrjeti

FOTO/ Ricky Martin dhe partneri prezantojnë për herë të

Në janar të këtij viti këngëtari i njohur, Ricky Martin dhe partneri i tij Jwan Yosef u bënë prindër të një vajzë. Nëpërmjet një nëne surrogate në jetë erdhi vogëlushja e tyre, Luçia. Lajmin e bëri të ditur këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte edhe emocionet e para. Gjatë kësaj kohe ai ka preferuar që imazhin e së bijës të mos e bëjë publik, megjithatë teksa ndodhen me pushime nuk ka ngurruar ta prezantojë për herë të parë me ndjekësit e tij në Instagram. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet krahas vogëlushes së tij, e cila duket shumë topolake. “Drita e syve të mi”, shkruan këngëtari krahas fotos. Luçia nuk është fëmija i vetëm i familjes, pasi këngëtari është edhe baba i binjakëve, Valentino dhe Matteo, të lindur nga një nënë surrogate në 2008-ën.
 
View this post on Instagram
 

La luz de mis ojos #Lucia

A post shared by Ricky (@ricky_martin) on