TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një artist unik, spontan dhe me stil të veçantë, Robert Aliaj është mendjehapur dhe pa komplekse.
Kërkues, kontrovers, shpeshherë kundër rrymës.
Ditën e sotme Aliaj ka publikuar një foto ku shfaqet një fletë votimi në të cilën shkruhej: Dua të vdes.
E nisur nga kjo artisti shqiptar e ka cilësuar Shqipërinë një trup të vdekur dhe shqiptarët krimba që bëjnë pluhur kufomën e saj.
‘Kjo eshte nje flete votimi e plotesuar sot në mëngjes. Kjo është zgjedhja e i lirë e qytetarit shqiptar që e gjen më me vend të vdes. Ky është besimi i humbur i shqiptarëve. SHQIPERIA ESHTE NJE TRUP I VDEKUR, I SHPELARE NGA HISTORIA SEPSE AJO KA TRADHETUAR GJITHSHKA. SHQIPETARET SI KRIMBAT QE E BEJNE PLUHUR KUFOMEN E SAJ….’. .
Ky status i goditur i aktorit që gjen shumë vend në këto ditë të vështira për shqiptarët ka marrë me qindra like dhe komente në pak minuta.
