TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër sasi e madhe kokaine është zbuluar nga policia greke, e cila dyshon se droga i përket së njëjtës linjë kriminale me sasinë e sekuestruar më 9 shtator, në operacionin ku u arrestua edhe shqiptari Lulzim Caka.

Gjatë kontrolleve të kryera nga ekipet e DEOS në depo dhe ndërtesa në ndërtim, policia zbuloi 26.8 kilogramë kokainë të fshehur në një banesë pranë vilës ku ishte arrestuar Caka.
Banesa rezulton të mbanin shenja specifike, të njëjta me ato të gjetura në sasinë e sekuestruar gjatë operacionit të jetë në pronësi të të njëjtit person që ia kishte dhënë me qira organizatës kriminale të goditur më 9 shtator.
Kokaina ishte e paketuar në pllaka dhe e përgatitur për shpërndarje. Sipas autoriteteve greke, paketimet mbanin shenja specifike, të njëjta me ato të gjetura në sasinë e sekuestruar gjatë operacionit të mëparshëm.

Ky detaj konsiderohet nga hetuesit si një element që lidh sasinë e re të drogës me të njëjtin grup kriminal.
Në kuadër të kontrolleve, policia sekuestroi gjithashtu një thikë me gjatësi 21 centimetra dhe municion të kalibrave të ndryshëm.
Nga hetimi dyshohet se kokaina ishte pjesë e një importi të mëparshëm nga Kolumbia. Autoritetet greke po hetojnë mundësinë që droga të jetë transportuar duke përdorur të njëjtën mënyrë fshehjeje si në rastin e mëparshëm, e kamufluar brenda buqetave me lule.
Hetuesit kanë zbuluar edhe vende të posaçme ku droga dhe sende të tjera ishin fshehur. Në një ndërtesë në ndërtim dhe në një pjesë të pambuluar të truallit u gjetën hapësira nëntokësore, përfshirë një rezervuar të madh uji dhe një gropë të ndërtuar për fshehjen e sendeve.
Zbulimi i 26.8 kilogramëve kokainë pritet të japë elemente të reja për hetimin ndaj organizatës kriminale të goditur në Greqi dhe për rolin e personave të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.

