AKTUALITET, 12 September 2026, 22:31

Shpërthimi me tritol në banesën e 60-vjeçarit në Shkodër/ Zbardhet identiteti i pronarit

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, në afërsi të godinës së Bashkisë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, kur persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së një 60-vjeçari, Metin Bushati.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.