AKTUALITET, 12 September 2026, 22:06

Shpërthim me tritol në Shkodër/ Lënda plasëse hidhet në oborrin e një banese pranë Bashkisë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese, në zonën pas Bashkisë së Shkodrës.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur punën për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.

Deri më tani nuk bëhen të ditura të tjera detaje lidhur me autorët apo motivet e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.