TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Orikum.
Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, duket se përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale në të dyja automjetet.
Deri në këto momente, ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.