AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 13:06

Prokuroria e Tiranës kërkesë PD-së për Agim Kajmakun

Prokuroria e Tiranës kërkesë PD-së për Agim Kajmakun


Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë kërkesë Partisë Demokratike, që të dorëzojë materialet që ka për Agim Kajmakun, i cili rezulton i dënuar në Greqi.

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, i ka dërguar sot kërkesën Gazment Bardhit, për të dorëzuar dokumentet që disponon për Kajmakun, i njohur në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Një ditë më parë Gazment Bardhi publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës dhe kërkesën e prokurorisë greke, që tregonte se Agim Kajmaku (Jorgo Toto) ishte arrestuar për para të falsifikuara.