TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua është shpallur e humbur në qytetin e Durrësit. Siç njofton policia bëhet fjalë për 42-vjeçaren me iniciale V.N, e cila është larguar nga banesa dhe ende nuk dihet se ku është.
Ka qenë bashkëshorti i saj shtetasi 50 vjeçar me iniciale B.N, ai që ka kërkuar ndihmën e uniformave blu.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23. 10. 2018, shtetasi B .N., vjeç 50, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa bashkëshortja V .N., vjeçe 42. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.