LIFESTYLE, 2 Shtator 2019, 15:10

FOTO/ 10 ndarjet më të bujshme, tradhti dhe ribashkime, njihuni me çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar


Plot surpriza ka qenë kjo verë për të disa nga personazhet më të preferuar të showbiz-it shqiptar. Tradhti, lidhje jashtëmartesore, pakënaqësitë kanë qenë kryefjala e disa prej çifteve VIP.

Për një pjesë duket se ndarja i ka shërbyer në rigjetjen e dashurisë, për të tjerë duket se dashuria është e dyzuar. Mes ndarjeve dhe ribashkimeve, kush janë dyshet suprizues, për të cilët flitet gati çdo ditë në rrjetet sociale.

1.Sigurisht që një nga lidhjet më të përfolura është ajo e Arbana Osmanit me Eduart Grishajn.

Një romancë që duket të ketë nisur në zyrat e Top Chanel. Pas një ndarjeje të bujshme, nga ish-bashkëshorti i saj Ardit Kero, Arbana Osmani pak nga pak shfaqi hapur se kishte rigjetur dashurinë, një dashuri që duket se ka rilindur moderatoren, e cila më parë përveç punës, duket se bënte një jetë pa shumë detaje romantike.

Ish-burrin e saj nuk e njohëm kurrë në një profil të qartë, dhe fotot me të, përveçse numëroheshin me gishta, ishin foto të paqarta.

Moderatorja, Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj.

Por, pas 16 vitesh Arbana Osmani vendosi që kësaj lidhjeje, fryt i të cilës erdhi djali me emrin Jon, t’i jepte fund vitin që shkoi, duke nisur romancën e zjarrtë me Eduart Grishajn, që duket se ka themele të qëndrueshme.

Moderatorja që prej lidhjes me regjisorin, me të cilin bashkëpunoi në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ka pësuar një ‘transformim’ dhe madje, këtë nuk lënë pa ja vënë në pah as mikeshat apo koleget e saj në rrjetet sociale: I shkëlqejnë sytë. Një verë dinamike me disa udhëtime, që nga Mykonos, Barcelona, Puglia, Zvicra, Amstredami, Maroku, e më pas duke ngjitur alpet shqiptare me regjisorin që i ka rrëmbyer zemrën, Arbana Osmani duket me plot gojën e lumtur!

2.Në nëntor të viti 2017, Bora Zemani do t’i jepte fund një lidhjeje të gjatë me Dj e njohur Vin Velin, me të cilin kishte krijuar frytin e dashurisë, djalin e tyre.

Për një kohë të gjatë përflitej për një krizë në çift, por duket se nuk zgjati shumë dhe ata vendosën të ndërprisnin rrugëtimin e tyre së bashku. E që nga kjo pikë, Bora Zemani ka vazhduar të shikojë drejtimin e saj, duke u përfshirë edhe më shumë në jetën publike, dhe duke rrëmbyer vëmendjen për lidhjen e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Asnjëherë e pranuar publikisht, detajet që i bëjnë bashkë dhe çift, nuk mund të mohohen.

Foto nga shtëpia e Donaldit, veshur me bluzën e tij, në një mëngjes romantik, qarkulluan në rrjete sociale disa kohë më parë. Duket se në fshehtësi, Bora dhe Donaldi po krijojnë një histori dashurie me premisa të mëdha.

Aktori, Donald Veshaj dhe moderatorja, Bora Zemani.

3.17 vite e lidhur dhe vendosi të merrte guximin për t’i dhënë fund ‘martesës ideale’ me ish-bashkëshortin e saj Gent Prizreni. Një kohë mjaft e gjatë e qëndruar bashkë dhe një bashkëjetesë që solli në jetë dhe djalin e këngëtares me emrin, Dan.

Se s’i qëndroi e vërteta e ndarjes askush nuk e mori vesh, por zërat flisnin për një zbehje të dashurisë mes Jonidës dhe biznesmenit nga Kosova. Jonida Maliqi shprehu se ndarja kishte ndodhur me mirëkuptim dhe gëzonin respekt reciprok për njëri-tjetrin.

Ndërkohë e filmuar në pishina, duke u puthur me Romeo Veshajn, çifti i ri u kapën mat në Turqi, dhe tashmë mes supozimeve për ndarje dhe ribashkimeve, aktori i humorit u fotografua nga paparacët me familjarët e Jonidës, duke hedhur poshtë zërat për dhënien fund të romancës së re.

Aktori, Romeo Veshaj dhe këngëtarja, Jonida Maliqi.

4.E priti me padurim daljen e tij nga burgu, i fali të gjitha tradhtitë, por duket se diçka më e fortë ka detyruar Kejsin të braktisë dashurinë e saj ‘të përjetshme’ me shpejtësi, për t’u rikthyer tek familja e saj në Kanada. Fshiu mbiemrin Lushaj, që më parë nuk nguronte ta tregonte me krenari në rrjete sociale.

Pas një kurorëzimi të dashurisë, duket se vendimet ishin të shpejtuara , pasi Stresi dhe Kejsi nuk janë më bashkë. Se cili qe shkaku që, nga pritja me padurim dhe darka familjare në të cilën Stresi postoi foton me ish-partneren e tij më mbishkrimin “Mbretëresha ime”, erdhi lajmi i befasishëm i ndarjes. Kejsi dhe Arkimed Lushaj nuk ndiqeshin më në rrjete sociale dhe ish-e fejuara e kishte zhdukur mbiemrin (Lushaj) nga Instagrami.

Dedikime pafund dhe mesazhe të koduara nga çifti, por asnjë deklaratë publike lidhur me ndarjen, apo arsyet që dërguan drejt saj. U tha se Stresi e kishte zëvendësuar dhe doli një video me bjonden që e kishte zëvendësuar Kejsin, por Stresi e hodhi poshtë menjëherë dhe madje kërcënoi mediat rozë, lidhur me këtë.

Reperi, Stresi dhe ish-e fejuara.

5.Nora Istrefi dhe Robert Berisha ‘pushtuan’ median me ndarjen e tyre, e cila u mësua nga Robert Berisha nëpërmjet një deklarate publike.U përfol si një histori e zjarrtë dhe pasionante, me themele të forta. Plot 13 vite, ndarje dhe ribashkime, çifti më i përfolur në shoëbiz, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë përfundimisht fund historisë së dashurisë. Arsyeja e vetme që qarkullonte në median rozë, për këtë fund të papritur ishte TRADHTIA.

Ndërsa përflitej që Nora Istrefi e kishte tradhtuar prej 1 viti në një lidhje jashtëmartesore me një nga avokatët më të njohur në Kosovë, doli lajmi se edhe Robert Berisha e tradhtonte me një modele bukuroshe nga Prishtina, fakt i cili kishte bërë që këngëtarja të ngrinte padi ndaj ish-bashkëshortit të saj, për të kërkuar divorcin, për shkak të abuzimit në çift dhe tradhtisë.

Përveç kësaj, vajza e jashtëligjshme e Robert Berishës Arona, që është njëkohësisht dhe vajzë e mikeshës së ngushtë e Tuna Sejdiut, u diskutua si një faktor që kishte sjellë përçarje në çiftin më të përfolur në showbiz.

E ndërsa Robert Berisha deklaroi se i kishte borxh jetën Norës dhe pranoi se ishin të ndarë, kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë reagim publik, lidhur me këtë.

Këngëtarët, Nora Istrefi dhe Robert Berisha.

6.Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të përfolur, sidomos kohët e fundit, pas dyshimeve për një ndarje, të cilën ata e hodhën poshtë me foton e publikuar. Prej 7 vitesh Armina Mevlani është në një romancë me Shkëlzen Berishën. Çifti i famshëm prej kohësh nuk po postonin foto bashkë, dhe Armina Mevlani të gjitha pushimet i realizoi nën shoqërinë e miqve të saj.

Bashkëngjitur fakteve më lart, Armina Mevlani postonte disa mesazhe që flisnin për zhgënjimin në dashuri. “Mos dashuroni kurrë askënd që ju trajton si të zakonshëm,”– shkruante Armina Mevlani në rrjete sociale.

Kjo dhe disa mesazhe rresht, ndezën dyshimet për ndarje, e cila u mohua me një publikim të Shkëlzen Berishës në rrjete sociale, përkrah Arminës në të cilën shkruante: Për “dashamirësit”.

Se si qëndron e vërteta e mesazheve të qarta, që bukuroshja dërgonte në rrjete sociale dedikuar një mashkulli dhe zhgënjimeve, nuk u mor vesh!

Bloggerja, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha.

7.Marina Vjollca dhe Getoar Selimiu përfolën këtë verë si një ndër çiftet që nuk ishin në momentin e tyre më të mirë. Thashethemet janë ndezur pas pothuajse dy vitesh dhe një prej arsyeve është puna e moderatores. Një vit më parë Marina u shkëput nga TV Klan dhe fjalët qarkullonin se ishte pikërisht reperi, ai që nuk e linte bukuroshen të ushtronte profesionin e saj.

Kushtet që kishte vendosur Getoari në mënyrë që Marina të vazhdonte punën e saj në atë televizion, nuk ishin plotësuar nga pala tjetër dhe rrjedhimisht kontrata nuk u rinovua. U aludua për një ndarje të çifti pasi për një kohë të gjatë nuk kishte asnjë postim mes tyre në rrjete sociale, apo reagime ndaj njëri-tjetrit, por menjëherë Marina dhe Getoari kanë reaguar. Të dy postuan momente bashkë, duke na lënë të nënkuptojmë që ishin bashkë dhe të lumtur.

Moderatorja, Marina Vjollca dhe reperi, Getoar Selimi.

8.Albi Nako dhe Alba Hoxha dy balerinët e njohur të Klan Tv duket se janë ndarë ende pa deklaruar publikisht se ishin bashkë. Koreografi Albi Nako dhe balerina, Alba Hoxha janë përfolur gjatë për një romancë mes tyre, e cila sipas burimeve ka marrë fund ende pa u bërë publike nga personazhet e famshëm të showbiz-it.

Pak kohë më parë çifti i supozuar i balerinëve, Albi Nako dhe Alba Hoxha, sipas zërave që qarkulluan në median rozë, i dhanë fund lidhjes së tyre. Shkak për këtë u that ë ishin prindërit e balerinës, që nuk përshtateshin me këtë lidhje, me një diferencë të theksuar moshe.

Dyshja nuk u fotografuan asnjëherë bashkë si çift, por zërat pohuan se ata e kishin një histori dashurie mes tyre.

Balerinët, Alba Hoxha dhe Albi Nako.

9.Loredana dhe Mozzik, çifti i etiketuar si “Bonnie and Clyde”, që pas ngjarjes së bujshme që ndodhi në Zvicër, ku Loredana Zefi u akuzua për një mashtrim të një vlere të madhe parash. Çifti dolën në një deklaratë publike dhe hodhën poshtë të gjitha akuzat, dhe Mozzik e mbështeti fuqishëm bashkëshorten e tij. Por, në këtë përfundim të sezonit veror, duket se ka plasur kriza në çift.

“Prive.al” ka treguar se çifti po përjetojnë periudhën më të keqe mes tyre dhe kanë renditur shkaqet që mund të kenë çuar në një ndarje.

‘Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran mirëpo Mozzik është kujdesur që t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. Bllokimi i xhirollogarive bankare në muajin Qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale.

Mirëpo në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët’,– ka shkruar “Prive”.

Loredana dhe Mozzik

10.Dua Lipa dhe i ish-i dashuri i saj Isaac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Një lidhje e shkuar në ndarje ribashkim dher rilidhje, duket se romanca premtuese mori fund, dhe këngëtarja me origjinë shqiptare nuk humbi kohë, për të qenë në një tjetër lidhje, tashmë me vëllain e motrave Bella dhe Gigi Hadid, Anuar Hadid.

Këngëtarja, Dua Lipa dhe Isaac Carew.