TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare më të suksesshme, e cila prej vitesh po e zhvillon karrierën e saj SHBA.
Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur “Miss Universe” dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe nga ajo private.
Në një intervistë për "Prive", modelja ka zbuluar 10 gjëra që nuk i dinim për të e një prej tyre kishte të bënte me ëndrrën e saj më të madhe.
Adrola u shpreh se dëshiron të ketë 10 fëmijë sepse i do shumë ata dhe tregoi që ka një marrëdhënie shumë të bukur me të birin Troi.
"E kam ëndërr që një ditë kur të jem e stabilizuar, se tani nuk jam më e stabilizuar me jetën time, të kem sa më shumë fëmijë, një skuadër futbolli, 10 fëmijë dua të kem dhe shpresoj t'i kem, dasht Zoti"- është shprehur Adrola.
