TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emina Cunmulaj është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botë. Ajo është gjithmonë në vëmendjen e mediave dhe shpesh është komentuar për karakterin e saj pa komplekse, gjithashtu dallohet edhe për zemrën e madhe që ka.
Gjestet humane që ajo bën me familjet e varfra që jetojnë në zona rurale është në fakt një shembull që duhet të merret nga kushdo që ka kushte të mira ekonomike.
Është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit jetën e saj të përditshmërisë private ku shpesh në qendër të vëmendjes janë fëmijët e saj, Ella dhe Mia.
Së fundmi, Emine ka zgjedhur prej disa ditësh që të pushojë në shtetin e Greqisë së bashku me familjen e saj.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka festuar në një nga restorantet më të famshme në Greqi, ku të pranishmit ndiqnin traditën greke duke thyer pjata në tokë.
Si gjithmonë, të gjithë e dimë që modelja është shumë atdhetare kur bëhet fjalë për shtetin tonë Shqipëri e cila nuk ka nguruar aspak që t’i tregojë të pranishmëve edhe traditën shqiptare dhe ka nisur të kërcejë një këngë shqip ku përmendet dhe emri i saj.
Por kësaj kënge shqip nuk i kanë rezistuar dot as stafi i restorantit grek të cilët i janë bashkuar kërcimit të Emines duke nisur të kërcejnë së bashku këtë këngë shqiptare në mes të Greqisë.