TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita e sotme do të shënojë rënie të ndjeshme të temperaturave. Sipas IGJEUM, temperaturat do të zbresin deri në 14 gradë Celsius në vendet malore, ndërsa maksimalja do të jetë deri në 26 gradë.
Ndërkohë, nuk do të ketë rrezik për zjarre, pasi pritet që e diela të shoqërohet me reshje shiu dhe erëra të forta, kryesisht në zonat bregdetare.
RESHJET
Priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet. Gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe), më të mundshme në fund të ditës së sotme dhe në fillim të ditës së nesërme.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 25 °C
në vendet e ulëta: 19 / 26 °C
në vendet malore: 14 / 21 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe (kryesisht bregdetare dhe jugore), pritet të fryjë deri e fortë.