LIFESTYLE, 12 Korrik 2019, 11:55

Bora Zemani poston disa momente me binjakët Veshaj, i kthehet aktori: U shkërmoqët nga epshi (VIDEO)


Bora Zemani ka postuar një video humoristike të realizuar bashkë me vëllezërit Veshaj. Moderatorja e veshur si dhëndër, me kostum dhe papion, ndërsa djemtë të veshur si nuse, kanë kërcyer një këngë romantike. Të përqafuar me njëri-tjetrin, Bora dhe binjakët nuk e prisnin komentin e aktorit, Visjan Ukcenaj. “Ça jeni tu bo mi vajza se u shkërmoqët nga epshi,”- shkruan Visjani në postimin e Bora Zemanit. Moderatorja i është përgjigjur me emoji të qeshurash, dhe mesa duket është humor mes miqsh.