LIFESTYLE, 13 Korrik 2019, 12:41

FOTO/ Katër delfinë ngecen në bregdetin e Vlorës, ndihmohen nga pushuesit


Katër delfinë kanë ngecur për disa minuta në një cekëtinë në plazhin e Akërnisë në Vlorë.

Teksa ata përpëliteshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin vetë në ujë, pushuesit, që i shihnin me ëndje, kanë vrapuar t’i ndihmojë.

Ata i kanë shtyrë drejt ujit në thellësi, derisa delfinët kanë arritur të notojnë dhe t’i largohen bregut pa pësuar asnjë dëmtim.