LIFESTYLE, 13 Korrik 2019, 10:22

A janë bashkë Eva Murati me Genar Topallin? Moderatoja heq dyshimet: Jam përpjekur ta evitoj…

A janë bashkë Eva Murati me Genar Topallin? Moderatoja heq dyshimet:


Eva Murati ka folur në lidhje me jetën e saj private. Kohët e fundit është përfolur se Eva mund të jetë ndarë nga djali i Jozefina Topallit.

Moderatorja është pyetur në lidhje me këtë çështje. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘3-shat’, moderatorja bukuroshe u pyet disa herë për lidhjen nga Bora, Romeo dhe Donaldi.

‘Jam përpjekur ta evitoj këtë pyetje sepse më përpara përgjigjesha lirshëm në intervista, ndërsa tani që jam pjekur përpiqem ta ngre figurën time publike’, tha Eva, por nuk ngurroi një tjetër pyetje nga Romeo.

‘Do bëheshe nuse në Shkodër?’, e pyeti dhe Eva u përgjigj: ‘Pse jo’.