LIFESTYLE, 7 Maj 2020, 10:39

FOTO/ Arbana dhe Eduarti në pritje të një fëmije, moderatorja ndan lajmin e bukur


Të lindur në të njëjtën datë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj duket se këtë 7 Maj nuk do të festojnë vetëm ditëlindjet, por edhe kënaqësinë e një lajmi të veçantë. Ata do të jenë së shpejti prindër të një fëmije.

Lajmin e ka ndarë vetë moderatorja e cila përmes një publikimi në instastory, teksa uron Eduartin për ditëlindje, njofton se së shpejti ai do të jetë edhe baba.

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime, shoku më i mirë, i vetmi që ka zemrën time (dhe që së shpejti do të bëhet baba) .”

Kështu shkruan në publikimin e saj Arbana duke lënë qarte të kuptojë se një fëmijë do të vijë së shpejti në jetën e çiftit.