AKTUALITET, 22 Janar 2018, 18:05

FOTO/ Aktori Erion Veliaj shkon me biçikletë në Kuvend

Kryebashkiaku i Tiranës s’e ka kursyer teatrin e tij të radhës as në Kuvend, ku zgjodhi të shkonte me biçikletë. Ai ishte i ftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe UNICEF për partneritet në përparimin e të drejtave të fëmijëve.  Dhe siç ndodh shpesh, teksa Veliaj shkonte me biçikletë në Kuvend, gjoja rastësisht aty gjendej dikush për t’i bërë fotot e radhës që i shërbejnë propagandës së tij.