AKTUALITET, 28 Maj 2019, 13:55

FOTO/ Aksioni i Policisë së Kosovës, ja çfarë shkruajnë mediat ruse


Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri është komentuar edhe nga mediat e huaja.

Kështu, përpos mediave të tjera globale, për arrestimin e serbëve kryesisht dhe të një rusi në Mitrovicë kanë shkruar edhe mediat e Rusisë.

Një nga mediat kryesore ruse, RT nënvizon se bastisja dhe arrestimet e kryera nga Policia e Kosovës në një zonë të banuar nga serbët është një provokim. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se ndërhyrja e Policisë së Kosovës në veri është një “provokim”.

Jo vetëm kaq, por zëdhënësja Zakharova ka akuzuar BE-në dhe SHBA-të se janë faktorë me rol të rëndësishëm në këto aksione.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme thuhet se qëllimi final i Prishtinës është “të frikësojë popullatën joshqiptare në Kosovë”.