AKTUALITET, 28 Maj 2019, 12:30

Grabitja në Rinas, Prokuroria nis hetimin pasuror për gjashtë të arrestuarit


Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e grabitjes së 9 prillit.

Pas veprimeve të para hetimore për zbardhjen e ngjarjes tashmë ka nisur verifikimi i pasurive të personave të dyshuar si autorë, për të parë nëse arrijnë ti justifikojnë ato me mjete të ligjshme ligjore.

Ngjarja ka ndodhur në 9 prill të 2019-ës, kur në orët e pasdites, katër persona të maskuar hynë në Aeroportin e Rinasit me një furgon të modifikuar dhe grabitën rreth gjashtë milionë euro.

Në largim, pas përplasjes me policinë u vra një prej grabitësve, Admir Murataj, ndërsa në kërkim janë shpallur disa persona, ndër ta edhe Klement Calën.