AKTUALITET, 28 Maj 2019, 12:17

Aksioni në Mitrovicë, plagoset një rus dhe një serb


Është rritur sërish numri i të plagosurve në Veri të Kosovës, ku njësitë speciale ROSU, po zhvillojnë një operacion për arrestimin e të dyshuarve si pjesë e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Mësohet se policia ka vënë në pranga një rus dhe një serb, të cilët janë plagosur dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Mitrovicës.

“Janë sjellë në spital edhe dy persona, të cilët janë qytetarë të arrestuar. Njëri është i komunitetit serb dhe tjetri i përket komunitetit rus. Ata kanë disa lëndime të lehta trupore”,- shprehet zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës Nita Mustafa.

Po ashtu në spital janë edhe katër efektivë të Policisë së Kosovës, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.