TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën që u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi pati një debat me gazetarët, ku u shpreh ndaj njërës “shko mjekohu se dukesh e eksituar”, kjo solli reagime të shumta.
Por në lidhje me këtë deklaratë seksiste Skënder Gjinushi është shprehur se kjo deklaratë është keqinterpretuar. Ai thekson se në bashkëbisedim përdori kriterin e propocionalitetit, duke nënkuptuar se incidenti mes tyre ndodhi pasi gazetarja ishte e revoltuar.
Në emisionin “Politika online” kritikëve për marrjen e këtij posti, ai iu është përgjigjur se ndihet si Zinedin Zidan, që nuk luan më futboll, por është trajner.
Përsa i përket takimit me Edi Ramën në cilësinë e kreut të Akademisë së Shkencave, ai shprehet e ka këshilluar kryeministrin që zgjidhja me opozitën të gjendet me dialog dhe më pas të merren masa.
Për këtë përzgjedhje ka reaguar edhe pedagogia Dhurata Shehri, e cila shprehet se ka gabuar rëndë pasi ka menduar se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri.
Ajo ka publikuar një CV të Skënder Gjinushit dhe shprehet me ironi se ku e ka kontributin shkencor ai në 30 vitet e fundit.