AKTUALITET, 28 Maj 2019, 10:50

Delegacioni i Kongresit Amerikan zbarkon në Tiranë, takime me Metën, Ramën e Bashën

Delegacioni i Kongresit Amerikan zbarkon në Tiranë, takime me


Një delegacion nga Kongresi Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut ka mbërritur në Shqipëri.

Delegacioni ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta, dhe kryeministrin Edi Rama.

Në orën 11:15, delegacioni do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Në axhendën e delegacionit është edhe takimi me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Takimi vjen pas krizës politike që ka përfshirë vendin, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka një platformë nga Kongresi për të zgjidhur krizën.