TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pa pushimit të çështjes për Kastriot Gjuzin nga Gjykata e Tiranës, i cili prej 1 viti mbahej si i dyshuari kryesor për vrasjen e Marjo Majollarit, ka reaguar edhe nëna e këtij të fundit.
Ajo tha se prokuroria Avni Kraja ishte shprehur gjatë seancës gjyqësore se nuk janë gjetur prova të mjaftueshme e për rrjedhojë duhej mbyllur si çështje.
“Sipas prokurorit Avni Kraja nuk janë gjetur prova të mjaftueshme dhe për pasojë duhej pushuar si çështje. Nuk mendoj se një njeri që ka vrarë dhe i është gjetur arma e krimit në dorë është absurde. Emri i Kastriot Gjuzit doli nga hetimet e policisë. Pse nuk doli një emër tjetër por doli emri i tij nga hetimet për vrasjen e djalit tim.
Prokuroria tha se u vra nga dy plumba, ku është autori tjetër, nipi i tij Kastriot Gjuzit që mori pjesë në ngjarje?”.
Nëna e Marjo Majollarit tha gjithashtu se djali i saj nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe shtoi se i vetmi mëkat i tij është se ka atë mbiemër dhe atë gjak.
“Jam thirrur vetëm njëherë nga Prokuroria dhe jam thirrur për herë të dytë kur mu dha dosja, nuk kam mundur ta lexoja të gjithën por i pyeta se çfarë përmblidhte. Më thanë që është kapur arma.
Djalin e kam pasur flori, shihte punën e vete, hallin e vet, i vetmi faji ishte që kishte atë mbiemër dhe atë gjak.
Ka qenë punëtor. Nuk kam marr avokat por do ta ankimoj çështjen. Ky ishte shteti që ma ktheu, që i doli për zot që ka sigurinë, është ky shtet që ma vrau dhe po mbron kriminelin. Ku është drejtësia, ku është shteti që ka bërë Edi Rama?”, tha ndër të tjera e ëma e Majollarit.
Ndërkohë sipas Prokurorisë nuk ka pasur prova në ngarkim të Gjuzit, dhe gjykata ka vendosur lirimin e tij.
Kur kishin kaluar 9 ditë nga vrasja e Majollarit, Gjuzi u arrestua në Vërnicë të Kosovës dhe menjëherë iu dorëzua autoriteteve shqiptare për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.
"Nuk kam lidhje me vrasjen, kam qenë afër vendit ku u vra Majollari, pasi kam 50 metër më larg kam vjehrrën. U largova se erdhën shumë forca policie dhe mendova se mos kishin bërë ndonjë gjë nipërit e mi. Po kthehesha nga Kosova në Shqipëri me dëshirën time, nuk po tentoja të”, është shprehur Gjuzi pasi u arrestua në Prill të 2018-tës.
Ngjarja dyshohet se kishte prapaskenë hakmarrjen, pasi babai i Marjos ka vrarë në vitin 2010 vëllanë e Gjuzit.
Marjo Majollari duket se e parandiente një hakmarrje të mundshme, pasi në 2015-tën, një vit pas arrestimit të të atit të tij kishte shkuar për të kërkuar azil në Suedi.
Pas refuzimit të kërkesës për azil, ai u kthye në Shqipëri dhe jetonte vetëm me të ëmën pasi ishte djalë i vetëm.
Avni Majollari jetonte prej 14 vitesh në arrati, edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.
Policia e Tiranës e arrestoi në vitin 2014 në rrugën “Ibrahim Brahja” në kryeqytet. Në momentin e arrestimit, 44-vjeçari, banues në Tiranë u kap edhe me armë pistoletë në brez, kurse në banesë iu gjetën një automatik, një tjetër pistoletë dhe sasi municioni që u sekuestruan si prova materiale.