AKTUALITET, 9 Prill 2019, 09:43

VIDEO/ Pasi i larguan me forcë banorët, nis prishja e banesave te Bregu i Lumit

VIDEO/ Pasi i larguan me forcë banorët, nis prishja e banesave te

Policia ka nxjerrë me forcë banorët e shtëpive në Bregun e Lumit, të cilat do të prishen për shkak të projektit të “Bulevardit të Ri”.

Deri tani është arritur të prishet njëra banesë ndërkohë që INUV dhe autoritetet zyrtare ndodhen ende në zonën e Bregut të Lumit, për të vijuar me prishjen e banesave të tjera.

Në videon e mëposhtme shihet teksa fadroma prish banesën, ndërkohë banorët u nxorën me dhunë në orët e para të mëngjesit. Banorët kërkojnë dëmshpërblim për 38 banesat e tyre.

Fillimisht iu është përcaktuar një dëmshpërblim nga bashkia, por më pas kreu i Bashkisë Veliaj vendosi që të mos jap dëmshpërblim pasi sipas tij nuk kanë dokumentacionin përkatës.

Tek Bregu i Lumit kanë shkuar dhe ish-deputetët e PD, Jorida Tabaku, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi.