AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 09:01

RENEA operacion për kapjen e personave të dyshuar në fshatin Nikël

RENEA operacion për kapjen e personave të dyshuar në fshatin

Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA, po zhvillojnë një operacion në fshatin Nikël të Krujës për kapjen e personave të dyshuar.

Sipas informacioneve paraprake është ndaluar shtetasti F. Haka, i konsideruar si person i rrezikshëm dhe person i kërkuar nga policia.

Në operacion marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie dhe me mjete të blinduara. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Policia vijon kontrollet për kapjen e personave të dyshuar si dhe për armë e drogë.