TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paeksozuarit", ka thënë se roli i prokurorisë në çështjen "Babale", nuk ka qenë ai i arbitrit për zbardhjen e ngjarjes në mënyrë të paanshme, por i krijimit të alibisë për qeverinë.
"Për publikun e gjerë, prokuroria e ka marrë pozicionin për debatin politik që po zhvillohet. Si arriti deri këtu prokuroria?
Agron Xhafaj nuk duhej lënë të ikte në Itali. Nuk mund të ikë në Itali, se nuk e preu malli për burg. Po të kisha qenë unë prokuror që donte të vërtetën, kur më vinte Fredi Alizoti dhe thoshte më kanë premtuar pagesë që t'i prish punë Ministrit të rendit dhe nuk më ka paguar PD, a ka njeri në Shqipëri, të mendojë se dikush mund të bëjë burg vetëm sepse ka inat me Salianjin?
Prokuroria nuk ka bërë hetim se për cilën palë ka qenë aktor ky person.
Ka patur një dëshmitar të vetëshpallur, i cili një ditë pas ngjarjes, tha kam provën. Një prokuror që do donte të zbardhte të vërtetën, nuk do t'ia linte policisë por duhet ta zbardhte vetë. Nuk mund ti lihet vartësve të Fatmir Xhafës, një hetim i tillë.
Në të gjithë veprimet dhe mosveprimet e veta, prokuroria nuk ka patur qëllim zbardhjen e të vërtetës por ka dashur të bëjë alibinë e qeverisë."
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/10/11/andi-bushati-si-u-katandis-edi-rama-qe-ta-shpetoje-diteziu-alizoti/
EMISIONI I PLOTË: