AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 21:35

"O Ko*** kandari", Mustafa Nano kërkon ndjesë publike

"O Ko*** kandari", Mustafa Nano kërkon ndjesë publike

Gazetari Mustafa Nano, të enjten, ka kërkuar ndjesë publike në lidhje me paraqitjen e tij dy ditë më parë në të njëjtën studio, ndërsa ofendoi deputetin demokrat Ervin Salianji në lidhje me çështjen audio-përgjimit të Agron Xhafës.

Nano u shpreh në ‘Opinion’ se ka reflektuar në lidhje me paraqitjen e tij ku dhe i kërkoi ndjesë opinionit publik. Ai tha se kjo nuk është një sjellje e hijshme, duke shpresuar që kjo të mos ndodhë më.