AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 21:19

Vritet me armë zjarri 13-vjeçarja në Tiranë, i ati e çoi në spital me plagë

Vritet me armë zjarri 13-vjeçarja në Tiranë, i ati e

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Babrrusë në Tiranë. Nga informacionet paraprake të “Panorama” dyshohet se është vrarë me armë zjarri një vajzë e mitur, ndërsa thuhet se plagën e ka marrë në bark.

Policia njofton:

Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.