AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 21:37

“Babalja”, Bardhi: Përgjimet përfshijnë Ballën në fabrikimin e “aktorit”

“Babalja”, Bardhi: Përgjimet përfshijnë Ballën

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, publikoi disa dokumente të Prokuorisë së Përgjithshme nga Drejtoria e Përgjimeve, ku sipas tij përfshihet kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Bardhi tregoi se e gjithë shteti është vënë në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik.

Ai tregon se ajo çfarë është dokumentuar gjatë këtyre ditëve ka qenë thjesht një shpikje, apo krijesë e një skenari mafioz nga kryeministri dhe ministri i tij i Brendshëm, për të mbrojtur Agron Xhafën.