TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka deklaruar se portet e Italisë do të mbyllen edhe për anijet e misioneve ndërkombëtare pas atyre humanitare. Ai u shpreh se është e papranueshme që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane.
"Qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë emigrantë në Itali. Por me qeverinë e re gjërat do të ndryshojnë. Është e papranueshme që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane", tha Matteo Salvini.
Kjo është një tjetër masë e ministrit italian për të bllokuar hyrjen e emigrantëve. Ai ka deklaruar pak kohë më parë se vendet e BE nuk i zbatuan zotimet për planin për refugjatët dhe e gjithë barra i ra Italisë dhe për këtë shkak do të mbyllë portet.