TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama nuk bëri pushim as ditën e dielë. Ai doli në ERTV por edhe në mediat që ushqehen prej tij, për të përuruar një impiant të ujërave të zeza në qytetin bregdetar të Vlorës.
Në fakt kjo dalje e sotme ishte pjesë e aktivizimit të makinerisë së propagandës, pasi impianti i ujërave të zeza të Vlorës, është përuar disa herë, që nga koha kur qeveriste Berisha e deri më sot. Pak para zgjedhjeve të përgjithshme, në 21 qershor 2013, Berisha inaguroi impiantin e ujërave të zeza në Vlorë, një investim prej 17 milionë euro. Në videon e mëposhtme, Berisha pret shiritin, i shoqëruar nga ish deputeti Astrit Patozi.
Më pas, në 19 qershor 2017, ishte Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i cili deklaroi se kanë nisur punimet për ndërtimin e një impianti të ujërave të zeza, dhe brenda gushtit të atij viti do të inagurohej. “Është stabilizimi i rrjetit të ujërave të zeza në të gjithë qytetin. Është një investim që kap vlerën prej 21 milionë euro dhe sot jemi këtu tek vaskat e filtrimit të ujërave të zeza, pjesë e projektit, që kap vlerën 4.5 milionë euro, i cili do të mbarojë nëmuajin gusht. Mendoj për nga rëndësia është për një Vlorë turistike, një bregdet të pastër”, tha Leli në një intervistë për televizionin kombëtar, Top Channel.
Dritan Leli u rishfaq edhe sot, në 8 korrik 2018, duke thënë se impianti i ujërave të zeza është një supërinvestim për qytetin e Vlorës. Leli nuk dha ndonjë shpjegim përse ishte vonuar ky inagurim me pothuajse 1 vit, por ai falenderoi disa herë kryeministrin e Shqipërisë. Vetë Leli, në deklaratën e tij e pranoi se ky impian po inagurohej për herë të tretë. "Falenderoj ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin që ka qënë dy herë në inagurimin e kësaj vepre. Sot është hera e tretë që inagurohet ky projekt" - shtoi më tej Leli.
Më pas fjalën e morri ambasdorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, dhe vijoi me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit kishte nderprerë ditën e pushimit me Zahon, me të cilin kishte dalë një fotografi buzë detit.
Rama renditi një sërë investimesh të reja të qarkut të Vlorës, por në asnjë moment nuk sqaroi qytetarët se përse ky projekt është inaguruar 3 herë, janë shpërdoruar fondet publike apo është thjesht një propagandë për të mpirë trurin e njerëzve.
Megjithatë pamjet e mëposhtme sqarojnë gjithcka. Janë 3 momente inagurimi, nga Berisha, Leli dhe Rama, për të njëjtën vepër publike./TPZ.AL/
Inagurimi 1 nga Sali Berisha, 21 qershor 2013:
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/989363367891237/
Inagurimi 2 nga Dritan Leli, 19 qershor 2017:
https://www.youtube.com/watch?v=gmc-6e7dzeY
Inagurimi 3 nga Edi Rama, 8 korrik 2018:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155942709771523/