AKTUALITET, 8 Korrik 2018, 18:09

Ançeloti këshillon Ronaldon t’i bashkohet Juventusit: Alegri është trajneri ideal për ty

Ançeloti këshillon Ronaldon t’i bashkohet Juventusit: Alegri
Tifozët e Juventusit në të gjithë botën po presin me padurim mbërritjen e Kristiano Ronaldos në Torino pasi mediat ndërkombëtare raportojnë se portugezi ka arritur marrëveshjen me klubin italian dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtarizimi.

“Corriero della Sport” shkruan se futbollisti e ka telefonuar italianin për t’i kërkuar mendimin e tij rreth transferimit te “Zonja e Vjetër” dhe ka qenë Ançeloti ai që i ka mbushur më shumë mendjen duke i thënë: “Alegri është trajneri perfekt për ty.”

Theksojmë se kalimi i Ronaldo-s te Juventusi është bërë i sigurtë sot nga “Tuttosport”, gazetë pranë bardhezinjve, e cila në faqen e parë të ditës së sotme shkruante: “Mirësevjen Cristiano”.