AKTUALITET, 8 Korrik 2018, 18:35

Qindra makina në radhë, trafik i rënduar nga Orikumi në drejtim të Vlorës

Qindra makina në radhë, trafik i rënduar nga Orikumi në

Pasditen e së dielës është rënduar jashtëzakonisht trafiku nga Orikumi drejt Vlorës. Kthimi i pushuesve nga plazhet ka bërë që trafiku në këtë aks rrugor të jetë i tmerrshëm.

Kjo edhe për shkak se në këtë pjesë po kryhen ende punime në njërën anë të rrugës. Por nga tjetër është vërejtur mungesë të gatishmërisë së policisë për të zgjidhur ngërçin e krijuar në rrugët problematike.

Raportohet se për të përshkuar distancën nga Orikumi në Vlorë duhen rreth 2 orë.