AKTUALITET, 8 Korrik 2018, 19:26

Princeshë Zaharia firmosi për prishjen e Teatrit, reagon deputeti i PD-së: Pronat e tua i kemi restauruar!

Princeshë Zaharia firmosi për prishjen e Teatrit, reagon deputeti i

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i është përgjigjur  reagimit të princeshë Elia Zaharias lidhur me qëndrimin e saj për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në ‘Facebook”, deputeti demokrat tregon se ka mbetur i pafjalë nga qëndrimi i Elias për teatrin, emri i së cilës është renditur edhe ndër firmëtarët që janë pro shembjes së TK.

Statusi i plotë:

E dashur Elia,

Kam shumë respekt për familjen mbretërore por në këtë rast qëndrimi juaj mbi teatrin më la pa fjalë, sepse është i gabuar.

Së bashku restauruam kohë më parë një objekt të vjetër e me vlera historike në pronësi të familjes mbretërore, dhe e kthyem në një qendër inovacioni të teknologjisë së informacionit.

Përse Teatri, gjithashtu mbartës vlerash duhet zhdukur në vend që të restaurohet?

Familja juaj më shume se asnjë tjetër e di që shuarja dhe mohimi i së kaluarës

shkakton plagë të pashërueshme për shoqërinë. Duhet të jemi nga ana e drejtë e historisë.