TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shyqyri Fafaj, babai i inspektorit të vrarë të martën në mëngjes në ambientet e Komisariatit të Fierit ku punonte, në një prononcim për mediat ka treguar se i biri kohët e fundit nuk e ka përballuar mirë presionin e procesit të vettingut në Polici.
“Ishte stresuar shumë nga kërkesat për vettingun. Nuk menduam se mund të vriste veten. I kërkonin shumë dokumente për vettingun, kërkonin të gjitha lëvizjet që bëheshin. Kishte vite në polici, lëvizjen nga puna e ka kërkuar vetë”, ka deklaruar ai.
Burimet i thanë gazetares së Panorama se 46 vjeçari kishte filluar t’i trembej dy firmave të dyshimta të hedhura për pajisje me pasaportë.
Kete e kane konfirmuar edhe koleget e tij, tek te cilet se fundmi ai kishte shprehur friken e tij.
Grupi hetimor nuk ka dalë akoma zyrtarisht me verzion për shkakun e vetëvrasjes së Fafës.