AKTUALITET, 24 Prill 2018, 11:34

Arrestohet 26-vjeçari, tentoi të kalonte çantën me drogë në autobusin e linjës Gjirokastër-Athinë

Arrestohet 26-vjeçari, tentoi të kalonte çantën me

Një i ri nga Gjirokastra është arrestuar pasi u kap me drogë në autobusin e linjës Gjirokastër-Athinë.

I arrestuari është Pirro Kotroci, 26 vjeç, banues në Gjirokastër, ( I dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”).

Ndalimi  i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli fizik  i ushtruar në P.K.K. Kakavije në një çantë në autobuzin e linjës Gjirokastër –Athinë u gjet një çantë me dy pako lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.