Kanabisi ngadalëson trurin e adoleshentëve dhe të rinjve, por efektet negative të tij, largohen nëse përdorimi ndalet për tre ditë.
Duke qenë se kanabisi po legalizohet në shumë shtete të SHBA-së, ai po bëhet më i aksesueshëm nga të rinjtë. Rreth 25% e të rinjve nën 20 vjeç, janë përdorues të marijuanës.
Studiuesit nga Universiteti i Pensilvanisë, analizuan 69 studime të mëparshme lidhur me konsumin e marijuanës dhe zbuluan se adoleshentët që ishin konsumatorë të rregullt, nuk performonin mirë në testet për aftësitë e tyre konjitive. Megjithatë, sipas këtyre studiuesve, efektet negative që ka kanabisi në trurin e të rinjve, mund të zhdukeshin nëse konsumi i kësaj bime ndalon minimalisht për tre ditë.
Burimi: Daily Mail
/TPZ.AL/