TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bledar Jambelli është personi i dyshuar si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut. Lajmin e bën me dije “News 24”.
Sipas të dhënave, kryekomisari i ndjerë Cuku, në dhjetor të vitit 2012 ka arrestuar shtetasin Bledar Jambelli.
Arrestimi i tij u krye për vrasjen e Armando Delajt, ngjarje e ndodhur në 2012. Së fundi mësohet se Jambelli është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Krimet e Rënda.
Ai mban edhe emrin Rikardo Muho. Nga hetimet ka rezultuar se Cuku u vra për shkak të detyrës dhe ne burg per kete ngjarje, i dyshuar si atentatori eshte shtetasi Mikel Shallari.
Dyshohet se Jamblelli ka kontraktuar Shallarin dhe e ka paguar per te bere vrasjen. Si fillim Jambelli i dha Mikel Shallarit 3 mijë euro. Nderkohe qe pjesa tjetër e parave do t’i jepej pasi të përfundonte punën.
