AKTUALITET, 24 Prill 2018, 13:30

Presidenti Donald Tusk: Negociatat me BE nuk janë të lehta, do ketë sfida, por ia vlen

Presidenti Donald Tusk: Negociatat me BE nuk janë të lehta, do

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk dolën bashkë në një konferencë për mediat , pas takimit mes tyre mesditën e sotme.

Rama: Falenderoj  presidentin e Këshillit Europian, një mik i shtrenjtë i shqiptarëve, i Shqipërisë dhe i imi personalisht për këtë vizitë në kohën e duhur kur Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim

Të gjithë shqiptarët presin me padurim të vazhdojnë këtë rrugë dhe të kenë mbështetjen e vendeve anëtare për këtë rekomandim.

Donald Tusk: Unë jam miku juaj! Përgëzoj shqiptarët. Rekomandimi tregon se keni bërë përphjekjet e mëdha e po bëheni gati të nisni një nga projeketet më pozitive politike. Negociatat me BE nuk janë të lehta por më lejoni të them që ia vlen.